TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gardiani i burgut të Fierit, Xhevat Manaj është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar vetëm 20 ditë pasi kishte filluar punë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:00, kur 52-vjeçari ka lënë turnin dhe është nisur për të shkuar në shtëpi.
Në pamundësi për të lëvizur me automjetin e tij, 52-vjeçari ka shkuar tek një shok për ta marrë nga puna. Kur pikërisht në atë automjet kanë qenë edhe dy persona të cilët e kanë dhunuar.
Aktualisht Manaj ndodhet në spitalin Rajonal të Fierit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor për fraktura në kokë dhe në krah. Por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gardiani jeton në fshatin Fermë-Çlirim të Fierit, ai e kishte nisur punën 20 ditë më parë.
Policia dhe grupi hetimor pret që 52-vjeçari të rikuperohet në mënyrë që t’i marrin dëshminë lidhur me autorët.