AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 13:40

Alibeaj: Rama mbron Tahirin, sepse është i kapur nga krimi

Alibeaj: Rama mbron Tahirin, sepse është i kapur nga krimi

Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Mandateve, Enkeleid Alibeaj, doli në një konferencë për shtyp dhe akuzoi se Edi Rama po vret drejtësinë, duke mbrojtur Saimir Tahirin.

Deputeti i PD-së tha se kryeministri i dha kohë Tahirit, që të zhdukë provat që implikojnë atë në organizata kriminale.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka prova të pakundërshtueshme për implikimin e Saimir Tahirit në mbështetje të organizatave kriminale, por Edi Rama i bëri një sulm të paprecedentë këtij institucioni. Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi., ndaj i dha kohë kolegut të tij, që të fshehë dhe zhdukë provat që implikojnë ish ministrin në aktivitete kriminale. Opozita ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të Prokurorisë dhe aktivitetit të saj hetimor, si për rastin Tahiri, ashtu edhe për çdo rast tjetër”, tha Alibeaj.