AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 15:39

Aksidentet rrugore, normalitet në Shqipëri: pesë të plagosur në 24 orë në Durrës

Aksidentet rrugore, normalitet në Shqipëri: pesë të plagosur

Aksidentet rrugore duket se janë kthyer tashmë në normalitet, aq sa shumë pak bëjnë përshtypje, vetëm përveç rastit kur ato përfundojnë me vdekje.

Të paktën tre raste kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Bashkinë e Durrësit.

Sot, rreth orës 14:15 në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të "Mbikalimit të Fllakës" E.B. 21 vjeç duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar këmbësorin R.K. 29 vjeç. Pas aksidentit i plagosuri është dërguar në spital me urgjencë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas komunikatës së Policisë së Durrësit, dje në lagjen nr. 4, ku nënë (S.Ç, 31 vjeç) e bijë (A.Ç,3 vjeçe) janë përplasur nga një “Benz” i drejtuar nga L.S (30 vjeç), si dhe në lagjen nr.15 ku është përplasur një tjetër këmbësore.

Po, dje në Durrës, G.Th., (42 vjeç) me mjetin e tij “Opel” aksidentoi këmbësoren, shtetasen M.M., vjeç 51, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. (Tpz.al)