TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Agen, një qytet i vogël në jug të Francës, me rreth 35 mijë banorë, janë të dashuruar me Shqipërinë, aq sa kërkojnë të binjakëzohen me një qytet shqiptar.
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, si dhe ambasadorja e Francë në Tiranë, Kristina Vasak, ishin të pranishëm në një pritje të organizuar me rastin e mbylljes së “Moment albanais”, javës kulturore kushtuar Shqipërisë, të pasur me surpriza dhe emocione, që e pasuroi edhe jetën e kulturore të qytetit jugor francez.
Ambasadori Tola, përveç një albumi mbi Shqipërinë u dhuroi në mënyrë simbolike edhe dy pasaporta, poeteshës së njohur, Zabo, e cila kishte vizituar Shqipërinë gjatë muajit mars të këtij viti, si dhe shefit të kulturës së qytetit, Lorens Maiorof. (Tpz.al)