AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 13:42

Alibeaj: Tahiri ka informacion për përfshirjen e familjarëve të Ramës në...

Alibeaj: Tahiri ka informacion për përfshirjen e familjarëve

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas konferencës për shtyp të Saimir Tahiri (kliko këtu).

Sipas Alibeajt, akt-akuza e drejtësisë italine provon përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës. Alibeaj tha se prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë ish ministrin, dhe se kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare.

"Prokuroria e Katanias, ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës. Prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë ministrin në Tiranë."

Sipas Alibeajt, Rama po e mbron Tahirin, sepse ky i fundit ka informacion për përfshirjen në trafikun e drogës, të familjarëve të Ramës dhe ministrave të kabinetit të tij.

"Edi Rama dhe Saimir Tahiri, po pengojnë detyrën e prokurorisë. Akt-akuza e drejtësisë italine ka prova për përfshirjen direkte dhe përfitimin e milionave euro nga Saimir Tahiri. Çdo qytetar shqiptar, me këto prova do të ishte sot në burg, por Tahiri nuk është, sepse ka mbojtjen e Edi Ramës. Edi Rama është i kapur, sepse Tahiri nuk do të rrinte duarkryq, por do të nxirrte provat që ka për Edi Ramën, familjarët dhe ministrat e tij", - u shpreh Alibeaj.

TPZ.AL