AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 14:53

Sali Berisha: Visho Ajazi pagoi me dorëheqje denonicimet për Tahirin, Ramën dhe Olsin...

Sali Berisha: Visho Ajazi pagoi me dorëheqje denonicimet për Tahirin,

 

Ka ardhur reagimi i ish kryeministrit, Sali Berisha, lidhur me dorëheqjen e drejtorit të SHISH, Visho Ajazi. Sipas Berishës, Ajazi i ka paguar me dorëheqje, denoncimet e tij për lidhjet e Tahirit, Ramës dhe vëllait të tij,  me narko trafikun.

Statusi i plotë i Berishës:

Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ, qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, Visho Ajazi.

Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai paguajti me doreheqjen e tij te papritur çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.

Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.

Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! sb

TPZ.AL