AKTUALITET, 25 Shtator 2017, 20:49

Rama takon George Sorosin në SHBA, djali i miliarderit i thur lavde kryeministrit

Rama takon George Sorosin në SHBA, djali i miliarderit i thur lavde

Edi Rama gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar miliarderin dhe filantropin George Soros. Lajmi nuk është raportuar në media, sepse kjo është një vizitë jo zyrtare, që Kryeministri Rama ka dashur ta mbajë larg syve të publikut.  Ka qenë djali i miliarderit, Alex Soros, i cili ka postuar një foto në instagram, ku shfaqet me babain e tij dhe Kryeministrin Rama. Alex Soros e shoqëron foton, me disa vlerësime surprizuese për Edi Ramën.

"Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simboli i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vemti Kryeministër që mban veshut T-shirt të Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë persoonale, përveç respektit"

Emri i George Soros është lakuar shpesh kohët e fundit në Shqipëri, kryesisht nga opozita e cila e ka akuzuar Sorosin dhe fondacionin e tij, si sponsor të reformës në drejtësi. Gjithashtu ka patur aludime të shumta se Sorosi ushtron pushtet të jashtëzakonshëm në Shqipëri, nëpërmjet Edi Ramës. Kjo foto padyshim tregon se mes Kryeministrit Rama dhe Geroge Sorosit, ekziston një raport i ngushtë dhe tashmë e gjithë familja Soros duket e dashuruar me kryeministrin.  / TPZ.AL/

Emisioni Të Paekspozuarit - Soros dhe Shqipëria