AKTUALITET, 25 Shtator 2017, 14:10

Dritëhijet e piktorit Rama në Venecia

Dritëhijet e piktorit Rama në Venecia

Një shkrimi dy gazetarëve që i quanin punët e Edi Ramës të ekspozuar në bienalen e Venecias, as më pak dhe as më shumë se eksperimentet e një nxënësi kolegji nën efeketet e drogës, është rimarë pothuajse nga pjesa më e madhe e faqeve shqiptare online. Por referimet mbi artikullin e publikuar në artsy.net, nga gazetarja Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek, janë parë nga këndi i krahasimin me një gjimnazist narkoman. Në fakt thelbi i asaj që thonë dy autorët është tjetër. Ata pretendojnë se “punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie” . 

Pra mendimi i dy gazetarëve ka rëndësi sepse është zgjatim i një debati që gëlon prej kohësh në Shqipëri: A po përdor ish piktori mediokër, famën e kryeministrit për tu bërë i njohur edhe si artist?

Për një kohë të gjatë në qarqet e pushtetit ka mbretëruar ideja se të paturit e një kryeministri artist e përmirson imazhin e vendit. Kjo klishe arriti kulmin kur dy ish ministre gra u përfshinë në debat. Mimi Kodheli tha në parlament se shefi i saj nuk është kryeministri që u bë piktor, por artisti që i hyri politikës. Ndërsa Milva Ikonomi shkojë edhe më larg: Ajo e quajti Ramën brand-in e Shqipërisë në botë.

Ndërsa kritikët gjithmonë kanë parë të kundërtën. Ata kanë nënvizuar se Rama po përdor mekanizmin e pushtetit për të bërë emër si artist.

Po të konsiderohen si abusive qëndrimet e opozitës (të artikuluara edhe nga Berisha kur Rama u nis në qershor për në Venecia) se ai do të hiqet si artist për të fshehur lidhjet me krimin, apo se do të shtiret si piktor qe shet ndërkombëtarisht, për të justifikuar pasurinë e tij prrallore, përsëri një lloj abuzimi me profilin e Ramës piktor mbetet.

Ajo që thonë dy gazetarët se ai është ne Bienalen e 57 të Venecias si kryeministër dhe jo si artist, është plotësisht e vërtetë.

Po të shikosh videon që Rama ka bërë për promovimin e punës së tij , aty luajë si aktorë, që nga shefja e tij e kabinetit, Vali Bizhga, e deri tek ministri i Brendëshëm Fatmir Xhafa. Aty si kamaremane është pajtuar Blerta Kambo, që është rrogtare e kryeministrisë dhe jo punonjëse private e piktorit Edi Rama. Aty si mjedise për shesh xhirim janë përdorur zyrat dhe koridoret e kryeministrisë.  Dhe për më tepër siç tregon ora e varur në mur (video poshtë) e gjitha kjo zhvillohet brenda orarit zyrtar ku Rama shfaqet në pozicionin e Kryeministrit, duke hyrë e duke dalë në zyrën kryeministrore, duke komunikuar me stafin, mediat, duke folur në konferenca, por pa u ndarë për asnjë moment nga pasioni i tij, piktura.

Pra e gjithë kjo mbivendosje e njeriut që e prezanton zyrën e tij si njëlloj atelieje, ku ai vizaton, gjatë mbledhjeve apo takimeve me njerëz të ndryshëm, tregon vetëm një gjë: Që artisti ka nevojë për pushtetin e kryeministrit për të tërhequr vëmendjen dhe për tu imponuar.

Po të njëjtën gjë dëshmon edhe një tjetër video (e dyta poshte), ajo e intervistës që Rama i ka dhënë RAI-t, nga mjediset e hotelit më të famshëm të Venecias, Danieli. Ai aty flet për art, ndërsa në foto duken takimet e tij me Renzin, Mogherinin dhe të tjerë lider perendimorë. Fabula është e njëjtë: Eshtë politikani ai që marketon piktorin që zor se do të kishte bërë emër vetëm në sajë të penelit të vet. (Lapsi.al)