TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alternativa për Gjermaninë, (AfD), është partia a parë e ekstremit të djathtë me një platformë nacionaliste, që futet në Parlamentin Gjerman, që prej Luftës së Dytë Botërore. AfD ka arritur një rezultat historik, me 12.6%, dhe mbi 90 vende në parlament.
Çfare ështe kjo parti, dhe përse ka fituar kaq shumë popullaritet?
AfD, ka fituar shumë kapital politik, për shkak të vendimit të Angela Merkel për të pranuar rreth 1 milion refugjatë në Gjermani. AfD e ktheu çështjen e refugjatëve në platformën e saj kryesore. Ata mbanin protesta javore kundër asaj që e quanin "Islamizimi i Perëndimit". AfD ka shumë mbështetës në lindje të Gjermanisë, edhe pse atje nuk jetojnë shumë emigrantë apo refugjatë. Kërkesa kryesore e AfD-së, është që Gjermania të mbyllë tërësisht kufijtë. Ky qëndrim bie ndesh me rregullat Shengen, të cilat e detyrojnë Gjermaninë të ketë kontrolle minimale në kufi. Një ish anëtar i AfD-së, ka shkuar aq larg sa të thotë se policia duhet të "qëllojë emigrantët" që futen ilegalisht në Gjermani.
AfD, në premtimet e fushtatës, rendit, ndalimin e financimit të xhamive nga jashtë, ndalimin e burkës, dhe një vetting i ashpër i të gjithë imamëve. Muslimanët e moderuar "të cilë pranojnë të integrohen janë pjestar të vlefshëm të shoqërise", thuhet në programin e partisë, por argumenti kryesor i kësaj partie është se 'multikulturalizmi nuk funksionon".
Në vitin 2013, AfD, nisi një fushatë të ashpër kundër euros, duke kërkuar që Gjermania të adoptonte monedhen e saj, markën Gjermane. / TPZ.AL /