TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ditën e sotme ka pasur debate të ashpra. Në qendër të diskutimeve ka qenë dhuna në familje. Nisur nga rastet e shumta të dhunës, si dhe nga ngjarja e rëndë ku ish-bashkëshorti vrau gjyqëtaren e Shkodrës, kjo mbledhje është fokusuar më së shumti në këtë fenomen për të diskutuar ditën e sotme.
Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato tha para anëtarëve të komisionit se, policia po analizon rastet dhe po studion mënyrën e ndërhyrjes. Ai shtoi se për goditjen e rasteve të dhunës në familje nuk mjafton vetëm policia, por duhet edhe partneritet mes aktorëve të tjerë.
Ndërkohë deputeti i PD, Flamur Noka ka ndërhyrë, duke u shprehur se “Kjo polici është e mbytur me drogë, qytetarët nuk kanë besim, pasi në polici janë kthyer të gjithë të inkriminuarit”.
Ndërsa, deputetja socialiste Elona Gjebrea tha se denoncimet në polici për dhunë në familje, janë rritur.