AKTUALITET, 25 Shtator 2017, 13:55

Ku ka humbur Monika Kryemadhi?!

Ku ka humbur Monika Kryemadhi?!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tashmë e konvertuar në një opozitare agresive, nuk është shfaqur prej ditësh në publik. Zonja Kryemadhi, që mban peshën e madhe të "gjysmës së opozitës", njihet për ekspresivitetin e saj dhe mungesa e ditëve të fundit në media ka bërë shumë përshtypje. I vetmi opozitar i këtyre ditëve nga rradhët e kësaj partie, ka qenë Petrit Vasili, që shfaqi një entuziazëm të madh kur disa kritikë të huaj i cilësuan pikturat e Edi Ramës si "t'i kishte bërë një i droguar". Megjithatë, LSI dhe Kryemadhi duhen mirëkuptuar, sepse në një vend që nuk prodhon asgjë, madje as lajme, edhe opozita duket se ka mbetur pa punë. (tpz.al)