TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Lezhës mohon të ketë konflikt me njeri pas zjarrvënies së djeshme në qytetin verior. Para ekspertëve të policisë kryebashkiaku ka mohuar të ketë dijeni për aktin e zjarrvënies ndaj makinës së tij. “Nuk kam konflikte me askënd, prej dy ditësh mjeti kishte ndezur një llampë por që e neglizhova duke mos i bëre kontroll në servis.”, -ka thënë ai.
Njoftimi i Policisë
Me datë 25.09.2017, rreth orës 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Besëlidhja" Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra tjetrës , dhe konkretisht: Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.
Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.