AKTUALITET, 25 Shtator 2017, 12:03

Tjetër vetvrasje, një burrë hidhet nga një pallat në Korçë, ndërsa në Berat një grua

Tjetër vetvrasje, një burrë hidhet nga një pallat në

  Vetvrasja e radhës shënohet në Korçë. Një burrë i moshuar ka tentuar që ti japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. Ngjarja e rëndë ndodhi në Korçë, gjatë paradites së të hënës.

Personi me inicialet P.N.rreth 65 vjeç,  është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë por nuk ia ka dalë të shpëtoj.

Burimet policore thanë se ai është hedhur nga një lartësi e madhe, dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Plagët e marra kanë qënë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetoj.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e arsyeve të ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë në Berat një grua 55-vjeçare është hedhur nga pallati në tentativë për të vrarë vetes pas një grindjeje të ashpër me kunatën e saj, të cilën e rrahu si dhe e plagosi më thikë.

55-vjeçarja është lënduar shumë nga përplasja dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë. Njoftimi i plote  Më datë 24.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen V.P, 55 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me mjet prehrës kunatën e saj, shtetasen V.P, 52 vjeçe, banuese në Berat. Shtetesia V.P pas ngjarjes ka shkuar në banesën e saj dhe është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së saj, e cila  ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Vetvrasjet në Shqipëri janë shtuar shumë në dhjetvjeçarin e fundit kryesisht për shkak të depresionit dhe varfërisë.