TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëshorti vrasës i 49-vjeçares, Bashkim Mekolli, ka deklaruar në polici se krimin e kishte bërë nga xhelozia.
Demirkë Mekolli u godit për vdjekje me sqepar, në oborrin e banesës së saj, në fshatin Blacë, Pogradec, mëngjesin e së dielës.
Gjithçka ka ndodhur në oborrin e shtëpisë ku jetonte çifti, ndërsa autori menjëherë pas ngjarjes është parë me sqepar dhe thikë në dorë, duke u kërkuar të afërmve të lajmëronin policinë. Sipas të dhënave paraprake, autori vuante nga depresioni dhe prej dy muajsh kurohej, por me sa duket edhe ilaçet nuk kanë dhënë efekt.
I ati autorit shprehet se i biri dhe gruaja grindeshin vazhdimisht, pasi çifti jetonte në skamje.