TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, u shpreh se do të jetë një gabim i madh nëse Britania do të presë për vizitë Presidentin Donald Trump, sepse sipas Khan, Presidenti Trump ka disa pikëpamje "injorante" për Islamin.
Khan dhe Trump, kanë një histore grindjesh mes tyre, që prej fushatës presidenciale në SHBA. Khan ishte një prej politikanëve që doli kundër propozimit të Trump për ndalimin e hyrjes së Muslimanëve në SHBA.
Trump e ka kritikuar Khan, për qasjen e tij "justifikuese" ndaj sulmeve terroriste në Londër.
Në një konferencë të partisë Laburiste, Khan u shpreh se vizita shtetërore e Trump, të cilën Kryeministrja May tashmë e ka caktuar, do të jetë një "gabim i madh". "Ndonjëherë mendoj se disa njerëz janë injorantë dhe është detyra jonë ti edukojmë" u shpreh ai. (tpz.al)