AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 12:08

Rama: Regjistrim dhe përfshirje në votime të shqiptarëve të diasporës

Rama: Regjistrim dhe përfshirje në votime të shqiptarëve

Në tryezën për strategjinë e diasporës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare ka hedhur hapin e parë për të arritur qëllimet përfundimtare: regjistrimin e shqiptarëve kudo në botë dhe përfshirjen e tyre në votime.

“Sot kemi një dokument të rëndësishëm si pikënisje për një proces që kemi ambicjen ta çojmë përpara dhe ta mbyllim me sukses në aspektin më parësor: regjistrimin e plotë të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë”, ka thënë Rama.

Teksa ka falënderuar përfaqësuesit e LSI-së për praninë e tyre, Rama ka shprehur dëshirën që në tryezat e ardhshme të jenë të pranishëm edhe ata të Partisë Demokratike.