AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 11:10

Lotaria amerikane, njoftim i rëndësishëm i ambasadës

Lotaria amerikane, njoftim i rëndësishëm i ambasadës

Ambasada amerikane ka komunikuar një njoftim të rëndësishëm, që lidhet me aplikuesit e Lotarisë “DV 2019”. Në komunikatë thuhet se të gjithë aplikantët që kanë aplikuar para datës 18 tetor 2017, duhet të ribëjnë aplikimin, në mënyrë që të merret në konsideratë.

Kjo vjen për shkak të problemeve që pati faqja ku kryhej aplikimi, çka po e mban atë jashtë shërbimit. Gjithashtu, Ambasada njoftoi se faqja do të jetë aktive vetëm më datë 18 tetor dhe periudha e aplikimid do të shtyhet deri më 22 nëntor 2017.

Ja njoftimi i plotë i ambasadës amerikane:

Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna