AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 09:38

Skandal/ Torturohet i dënuari, me urdhër të nën-Komisarit

Skandal/ Torturohet i dënuari, me urdhër të nën-Komisarit

Avokati i Popullit ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj një të dënuari, në ambientet e burgut. Sipas këtij institucioni, shtetasi ishte dënuar me dy vite burg, për veprën penale ‘Falsifikim’, ndërsa ishte dhunuar e torturuar, me urdhër të nën/komisarit A.D.

I dënuari ishte mbajtur i lidhur me pranga në krevatin e tij, në qeli, ndërsa pas dhunës së vazhdueshme, gjendja e tij shëndetësoreishte rënduar dhe u transportua drejt QSUT-së, për trajtim mjekësor të specializuar. Avokati i Popullit bën thirrje për hetim të punonjësit të policisë, i cili urdhëroi dhunën ndaj të burgosurit, ndërsa kërkoi edhe denoncimin e rasteve të tjera të ngjashme.