TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpall fitore absolute në Kërçovë dhe në Pllasnicë, derisa në 12 komuna të tjera kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh me kandidatët e BESËS dhe Aleancës për Shqiptarët
“Konfirmojmë fitoren bindëse të BDI-së. Kjo dëshmon se BDI-ja ishte dhe do të jetë partia më e madhe shqiptare në Republikën e Maqedonisë. BDI-ja është pafundësisht mirënjohëse për votën të cilën ju ia dhatë BDI-së dhe ne nuk do t’ju zhgënjejmë asnjëherë. BDI-ja shënon fitoren e 11 radhazi. Fitorja ju takon juve. Me fitoren e BDI-së fitojnë të gjithë qytetarët”, tha Fatmir Besimi, BDI.
Në raundin e dytë, BDI do të përballet në Tetovë dhe Cair me kandidatin e Partisë Besa, ndërsa në Gostivar dhe Saraj me kandidatët e “Aleancës për Shqiptarët”.
Agjencia maqedonase, Mia, raporton se BDI ka marrë më shumë se 100 mijë vota në zgjedhjet lokale, duke qenë ajo partia më e madhe shqiptare. (Tpz.al)