AKTUALITET, 15 Tetor 2017, 22:43

Inter i çmendur, Ikardi "vret" Milanin (Video)

Inter i çmendur, Ikardi "vret" Milanin (Video)

Ndeshje e "çmendur" midis Interit dhe Milanit (3-2) me derbin e "Madoninës" që dhuroi spektakël dhe 5 gola.

Mauro Ikardi me tre golat e tij ishte protagonisti absolut në një "San Siro" madhështore.

Sulmuesi argjentinas shfrytëzoi në pjesën e parë krosin e Kandrevës për të thyer Milanin për herë të parë, ndërkohë që në të dytën ishte Suso që barazoi me një gol shumë të bukur.

Nuk vonoi dhe Ikardi shënoi sërish për Interin, por Milani me Bonaventurën i çoi shifrat në 2-2. Fatet e takimit u vendosën në fund dhe zikaltrit nga pika e bardhë i shkaktojnë humbjen Milanit, që duhet të presë derbin e ardhshëm për t’u hakmarrë.

Inter-Milan 3-2

Shënues: Ikardi 28’, 63’, 90’ (pen.)/ Suso 56’, Bonaventura 81’

 

https://youtu.be/6vb6doVgb-s