TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia e Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, LSDM udhëheq me kandidatët e saj në 43 komuna, VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit në 14 dhe BDI e Ali Ahmetit në 9.
Këto janë të dhënat më të fundit që vinë nga Maqedonia, pas numërimi të 42.18% të votave, ku janë numëruar 1468 nga 3480 qëndra votimi.
Kandidatët e LSDM kanë fituar shumicën e komunave përkatësisht në: Bitola, Bogdanci, Gevgelija, Kumanovo, Berovo, Veles, Bosilovo, Valandovo, Vasilevo, Gradsko, Debarca, Delcevo, Demir Hisar, Dojran, Aracinovo, Ohër, Probistip, Staro Nagoricane, Strumica, Kratovo, etc.
Kandidatët e LSDM dhe VMRO-DPMNE - Aleksandar Naumovski dhe Vlado Misajlovski – janë në balotazh komunën Gjorce Petrov në Shkup.
Në komunën Gazi Baba të Shkupit, VMRO-DPMNE me Toni Trajkovski ka një avatazh të lehtë (49.03%) përballë Boris Gjorgjievski të LSDM (44.75%).
Në Stip, Ilco Zahariev i VMRO-DPMNE udhëheq 60% përballë Blagoj Bocvarski të LSDM (33%). Edhe në Prilep, kryetari në detyrë, Marjan Risteski i VMRO-DPMNE, është në avantazh të lehtë ndaj Ilija Jovanovski - 51.77% dhe 44.69% respektivisht.
Në Tetovë, Teuta Arifi e BDI udhëheq me 29.54% ndaj Bilal Kasami të BESA, 26.52%. BDI po ashtu udhëheq në Bogovinje, Vrapciste, Lipkovo midis të tjerave.
Rezultatet e tjera janë në përditësim. (d.f/tpz.al)