AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 08:52

Sot nis viti i ri akademik për Universitetet 

Sot nis viti i ri akademik për Universitetet 

Ka nisur sot viti i ri akademik për arsimin e lartë, në të gjitha universitetet e vendit. Kështu, të gjithë maturantët e shpallur fitues nga rezultatet e maturës shtetërore, do t’i drejtohen sot për herë të parë Fakulteteve ku kanë fituar të drejtën e studimit.

Viti akademik 2017-2018, zgjat deri më 30 shtator 2018, duke përfshirë edhe sesionin e vjeshtës, ndërsa do të jetë edhe një pushim prej 12 ditësh, gjatë festave të ndërrimit të viteve.   Nisja e vitit të ri akademik në Universitete ka shtuar edhe trafikun në Tiranë, pasi kryeqyteti pret numrin më të madh të studentëve, duke qenë se ka edhe numrin më të madh të universiteteve.