TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sebastian Kurz, 31 vjeç, do të jetë udhëheqësi më i ri në botë pasi është kandidati më i votuar për kancelar të ardhshëm të Austrisë. Partia e tij ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme në Austri.
Partia e Sebastian Kurz – ÖVP ka arritur të grumbullojë 31.6%
Seastan Kurz, lideri i partisë konservatore, Partia Popullore (OVP), është fituesi i zgjedhjeve në Austri. Deri partia e 31-vjeçarit ka fituar 31.6% të votave, e ndjekur nga Social Demokratët me 27.1% dhe ajo ekstremit të djathtë Partia e Lirisë (FPO) me 25.9%.
Kurz pritet të jetë lideri më i ri moshë në botë. Ai ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Austrisë (2013) kur ishte në moshën 27 vjeç.
Në muajin maj 2017, ai u bë lideri i OVP. Ai e filloi karrierën në forumin rinor të partisë, ndërsa më vonë ai shërbeu në Këshillin e qytetit të Vjenës.
Ai krahasohet me liderët e rinj të Francës dhe Kanadasë, Emanuel Makron dhe Zhystin Trudo. (d.f/Tpz.al)