TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siguria e bombolave të gazit në vendin tonë, lë shumë për të dëshiruar. Tpz.al fotografoi një motorr teksa transportonte në mes të qytetit bombolat e gazit. Motorristi lëvizte i pashqetësuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës e deri tek shkolla Emin Duraku, ku është një nga zonat më të populluara.
Me dy bombola të tilla, në rastin e një aksidenti, shpërthimi mund të ishte fatal jo vetëm për drejtuesin e motorit por për një lagje të tërë.
Nuk janë të pakta ngjarjet e rënda, të ndodhura nga shpërthimi i bombolave të gazit, kjo për shkak të mungesës së sigurisë dhe paaftësisë së institucioneve për të kontrolluar pikat e tregtimit të gazit./TPZ.AL/
