AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 09:16

Rama në Universitetin Bujqësor: Ta kthejmë në një bazë prodhuese

Rama në Universitetin Bujqësor: Ta kthejmë në një

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Universitetin Bujqësor në Kamëz, për të uruar studentët për nisjen e viti të ri akademik 2017-2018. Kryeministri ndoqi punimet që po kryhen për të rikonstruktuar ambientet e këtij universiteti, ndërsa tha se ende nuk është aspak i kënaqur me atë çka është bërë deri tani.

“Universiteti Bujqësor duhet të jetë ambienti model i ndërthurjes së kapaciteteve njerëzore, me natyrën dhe qetësinë që ajo ofron. Duhet t’i japim fund aktiviteteve që zhvillohen këtu dhe që nuk kanë lidhje me procesin mësimor. Nuk mund të lejojmë që ky ambient të frekuentohet nga kushdo, si të ishte një udhëkryq i rrëmujshëm, sepse në këtë vend duhet të ketë vetëm student dhe pedagogë”, tha Rama.

Rama u shpreh se Universiteti Bujqësor i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një bazë prodhuese, ashtu siç ishte dikur, por mund të bëhet edhe një bazë e rëndësishme konsulence e qeverisë.

“Ky territory është vendi i duhur për të shkuar shumë më larg sesa e tashmja na mëson. Këtu duhet të kemi një oaz të mrekullueshëm të natyrës, të kultivuar nga dora e njeriut.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri i uroi suksese studentëve, në këtë vit të ri akademik, ndërsa theksoi Arsimi shqiptar është future në një rrugë transformimi rrënjësor, për t’u bërë ashtu si duhet të jetë.