AKTUALITET, 18 Tetor 2017, 11:27

Rama e krahason me pornostaren Pamela, Vokshi: E bën për të më nënvlerësuar

Rama e krahason me pornostaren Pamela, Vokshi: E bën për të

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka qenë e ftuar sot në emisionin "Vila 24", në News24. Vokshi u pyet nga bashkëbiseduesit se përse Rama e krahason shpesh me ish-pornostaren Pamela Anderson.

Vokshi tha se Rama e ka krahasuar me Pamela Anderson, sepse ajo ka qenë në një zonë të përmbytur disa vite më parë, sëbashku me disa të rinj të Partisë Demokratike dhe Rama e lidh përmbytjen me serialin "Bay Watch", ku Pamela është aktorja kryesore.

Deputetja Vokshi tha se Rama është një intrigant dhe e përdor Pamelën për të nënvlerësuar aksionin e saj opozitar.

"Ai e ka përmendur Pamelën edhe disa herë të tjera, kur kam bërë denoncimet për koncesionet e qeverisë. Për të hequr vëmendjen nga problematikat, bën batuta me Pamelën", u shpreh Vokshi.

/TPZ.AL /