TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kuadër ta turit të takimeve me biznesin e vogël, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me pronarë dhe të punësuar në këtë biznes, në Kavajë.
Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të PD-së, biznesi i vogël në këtë qytet shprehet kundër futjes së tyre në skemën e pagesës së TVSH, pasi kjo do t’i çojë drejt falimentimit për shkak të rritjes së shpenzimeve. Po ashtu, kjo do t’i detyrojë të rrisin çmimet, që do të thotë se konsumi do të bjerë dhe ata do të humbin klientelën.
“Jeni shumicë. Shumica e biznesit është biznes i vogël. Këta janë pakicë, janë pakicë e qeverisë, 20% e shqiptarëve e kanë votuar dhe rritjen e TVSH-së për biznesin e vogël po e bëjnë për hesap të 10 vetave, 10 oligarkëve. Këtu çelësi është bashkimi. Po u bashkuam, këta nuk kanë çfarë të na bëjnë. Do të detyrohen të zbrapsen”, tha Basha në takime me përfaqësues të biznesit të vogël në këtë qytet.
Basha theksoi se qëllimi i Partisë Demokratike është që bizneset me xhiro vjetore nën 12 milionë lekë, të mos paguajnë TVSH, por t’i shërbejnë konsumatorëve me çmime të arsyeshme.