AKTUALITET, 18 Tetor 2017, 09:53

Balla mbledh grupin parlamentar të PS-së, diskutohet për Tahirin

Balla mbledh grupin parlamentar të PS-së, diskutohet për Tahirin

Ngjarjet e fundit që implikojnë ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri në një rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, u mblodh sot nga kryetari i tij, Taulant Balla.

Mbledhja u grupit u mbajt në ambientet e kuvendit, ndërsa u diskutua koordinimi i qendrimeve për çështjen Tahiri.

Emri i këtij të fundit rezulton të përmendet në bisedat mes dy trafikantëve të arrestuar para pak ditësh në Itali,  midis të cilëve Moisi Habilaj, i cili ka edhe lidhje të largëta farefisnore me ish ministrin.