TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nën-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është shprehur sot nëpërmjet llogarisë në rrjetin social Facebook se , kryeministri Rama ka ‘vdekur’ edhe politikisht, edhe moralisht. Sipas Vasilit, Rama nuk e përfaqëson më shtetin shqiptar, ndaj ka lindur e drejta morale për ta larguar atë pa hezitim.
Ja statusi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Kryeministri i sëmurë nga frika e madhe.
Është e qartë për të gjithë, që përveç se politikisht, vdekja morale e kryeministrit është një realitet pa kthim, pasi:
1. Kanë vdekur zgjedhjet politike të vetme, që ai organizoi në 25 qershor, sepse i bleu droga dhe tani faktet janë sheshit. 2. Ka vdekur e gjithë demagogjia skizofrenike për pushtetin e tij gjoja të pastër. 3. Ka vdekur shpresa për rilindjen dhe ka rilindur droga si një qeverisje narko-shtetërore. 4. Ka vdekur e drejta e tij për të folur për shtetin se ky kryeministër nuk e përfaqëson më atë dhe ka lindur më e fortë se kurrë e drejta morale për ta larguar pa asnjë hezitim atë si kryenarkos.
Çdo lloj pallavre që ai bën, shkruan e thotë, duhet përbuzur, refuzuar e neveritur, pasi ai thjesht po lufton me frikrat e përgjegjësitë e tij shumë të rënda dhe nuk ka asnjë merak për Shqipërinë, pasi dihet që e urren atë.
Frika e tij është pa shërim, ashtu si Ledi Makbeth, që u çmend nga gjaku i krimeve në duart e saj.
TPZ.AL