AKTUALITET, 18 Tetor 2017, 08:24

Tiranë: Një çift kërcënon se do të hidhen nga vinçi

Tiranë: Një çift kërcënon se do të hidhen nga

Dy persona, burrë e grua kanë hipur në majë të një vinçi, në një kantier ndërtimi, pranë Pallatit të Kulturës dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen duke u hedhur që atje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po negocion për t’i bindur çiftin të zbresin nga vinçi, ku po qendrojnë që prej orës 07:30.

Personat në fjalë janë identifikuar si shtetasit Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari.

Ndërkohë bëhet me dije se është shoqëruar edhe roja i kantierit të ndërtimit, sepse ka lejuar që të dy burrë e grua, ngjiten në vinç.

TPZ.AL