TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Djali i gazetares investigative të vrarë nga një bombë në Maltë, ka denoncuar shtetin e Maltës të cilin e quan "një shtet mafioz"
Daphne Caruana Galizia, vdiq në një shpërthim pak pas daljes së saj nga shtëpia, ditën e hënë. Ajo njihej si një nga kritiket më të mëdha që kishte denoncuar politikanët kryesor të vendit për korrupsion.
"Nëna ime u vra sepse ajo doli kundër personave që shkelin ligjin" tha djali i saj Matthew, i cili ishte pranë ngjarjes.
Presidenti i Parlamentit Europian ka kërkuar një investigim të plotë të ngjarjes.
"Vrasja e një gazetareje në vitin 2017 me një bombë, është e pabesueshme," u shpreh Matthew për BBC. "Përse duhet vrarë një gazetare? Ndoshta sepse kjo gazetare ishte pranë një zbulimi të madh."
Matthew Caruna Galizia, djali i gazetares, u mundua ta shpëtonte atë nga shpërthimi. Ai akuzon policinë e Maltës për inkompetencën e treguar dhe qeverinë për "pandëshkueshmërinë".
"Kur institucionet e shtetit nuk funksionojnë, personi i fundi që mbetet është gazetari", shkruajti Matthw, i cili është gjithashtu një gazetar.
Ai foli edhe për imazhin e Maltës si një vend perëndimor. "Ky është një shtet mafioz: një shtet mafioz ku mund të ndryshosh gjininë në kartën e identitetit (falë zotit), por një vend ku do të hidheni në erë vetëm sepse po ushtroni liritë tuaja themelore", tha ai.
Gazetarja Galizia ishte një kritike e ashpër e qeverisë dhe zbulimet e saj që e lidhnin kryeministrin Muscat me "Panama Papers", e çuan vendin në zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri Muscat dhe gruaja e tij i kanë mohuan akuzat se kanë përdorur llogari offshore, për të fshehur pagesa nga familja në pushtet në Azerbaijan.
Blogu popullor i gazetares ka sulmuar edhe politikanë të opozitës dhe ajo e ka quajtur situatën politike të vendit "të dëshpëruar", në postimin e saj të fundit.
Burimi: BBC / TPZ.AL
