AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 17:18

Qëlloi me këpucë Ramën, Prokuroria kërkon burg për protestuesin

Qëlloi me këpucë Ramën, Prokuroria kërkon burg për

Prokuroria ka kërkuar masën Arrest me burg për protestuesin që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit fliste nga ambientet e Spitalit të Traumës.

Përveç Dorjan Protoduarit, Prokuroria ka kërkuar burg edhe për disa të arrestuar të tjerë: Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari, Amarildo Sinanajn, Shpati Bilbilaj.

Dje, në hyrje të spitalit Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar. “Turp, turp, turp”, dëgjoheshin teksa brohorasnin në kor familjarët e protestuesve të plagosur. “Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit.”, i drejtohej një familjare, Ramës. Ndërkohë, situata precipitoi për një moment, pasi një prej protestuesve qëlloi Ramën me këpucë, por ishte punonjësi i sigurisë, i cili e devijoi. Me pas ai u shoqërua nga policia.

Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak.