TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra autobusë dhe mjete private janë nisur sot për në kryeqytet ku do të mbahet protesta e opozitës së bashkuar, e dyta brenda pak ditësh.
Nga të gjitha njësitë administrative janë nisur qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.
Kreu i PD-së së Fierit, tashmë ish-deputet Luan Baçi tha se protesta e sotme do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit.
“Sot është një protestë tjetër e fuqishme që vjen pas një lëvizjeje po aq të fortë që bëri PD. Protesta do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit”, deklaroi Baçi.
Ai tha se protesta e mëparshme nuk ka pasur dhune por ka qenë një revoltë e brendshme e qytetare. Sipas tij PD nuk ka dhunë, ndërsa bën thirrje që të pranohen kërkesat e opozitës./BW