AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 22:24

Dorëzimi i mandateve/ Vjen reagimi i parë nga qeveria, Spiropali: E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali!

Dorëzimi i mandateve/ Vjen reagimi i parë nga qeveria, Spiropali: E

Pasditen e sotme, deputetetët e opozitës kanë dorëzuar mandatet parlamentare. Reagimi i parë nga qeveria, vjen nga Ministrja për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila shpreh keqardhje për këtë akt të opozitës.

"Asnjë kënaqësi për këtë dorëzim të një opozite që pasi humbi zgjedhjet duke qenë në qeveri, humbi edhe debatin në Kuvend - megjithëse mori më shumë minuta se sa shumica qeverisëse dhe paçka se lideri që s'u bë kurrë gëzoi të drejtën e të njëjtave minuta si kryeministri!

Por e pamundur ta fsheh sidoqoftë ndjesinë jo të keqe që më krijoi kjo fletë dorëzimi e bustit të shërbëtorit të Byrosë Politike, në këtë datë të shënuar bustesh të rrëzuara.

Duke e parë këtë copë letër m'u kujtua i pavdekshmi Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist!

E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali!", shkruan Spiropali.

/TPZ.AL/