TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet nesër, për të shqyrtuar kërkesën e PD-së dhe LSI-së për pezullimin nga detyra te kryeprokurores Arta Markut.
Dy partitë e opozitës, paditën pak javë më parë Markun për shpërdorim detyre, për shkak të çështjes ‘Sheshi’. Sipas tyre, Marku ka dhënë ‘dritën jeshile’ që Sheshi të bëhet pjesë e kësaj strukture.
Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) akuzohet se, ka qenë i rekrutuar nga strukturat e ish-sigurimit të Shtetit para viteve ’90. Vetë Sheshi i ka mohuar akuzat, duke i cilesuar informacionet e publikuara në media si sulm i tipit mafioz, i dirigjuar në qarqe të larta politike.