TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi do të mbahet para parlamentit.
Nisur nga paralajmërimet forca të shumta policie ndodhen rreth parlamentit. 1200 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në oborrin e parlamentit. Garda do të qëndrojë brenda parlamentit dhe në tarracë. Ndërkohë përreth parlamentit janë vendosur tela me gjemba.
Ditën e djeshme policia e Shtetit deklaroi se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit.
Por policia ka paralajmëruar se do përgjigjet me forcën e ligjit për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e opozitës.
/BW