TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar kryendeshja e mbrëmjes së sotme në “Wanda Metropolitano” , ku Ateltiko Madrid ka mposhtur Juventusin pastër 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit më tej.
Pjesa e parë mes Atletikos dhe Juventusit ishte e qetë, me të dyja skuadrat që menduan të mos pësonin gol. Juventusi e nisi disi më mirë sfidën dhe Kristiano Ronaldo tronditi portën e spanjollëve me një goditje dënimi. Gjithsesi, Oblak bëri gjithçka mirë dhe shmangu rrezikun.
Atletiko u rrit me kalimin e minutave dhe mori frenat e lojës. Diego Kosta ishte një rrezik konstant për mbrojtjen juventine gjatë gjithë fraksionit të parë të lojës, madje fitoi dhe një 11-metërsh, por me rishikimin e VAR-it, u shndërrua në goditje dënimi. Pjesa e parë mes dy gjigantëve europianë u mbyll e bardhë pa gola.
Në minutën e 70-të Atletiko arriti të zhbllokojë shifrat me anë të Alvaro Moratës, i cili shënoi me kokë pas pasimit të Filipe Luis, por festimet e spanjollëve u ndalën pas konsultimit me sistemin VAR, ku dukej qartë, që sulmuesi shkakton një faull ndaj Kielinit.
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/AT-01.mp4"][/video]
Gjithsesi, ekipi i Simeones nuk u dorëzua dhe në minutën e 78-të, përpjekjet dhe rastet e tyre u shpërblyen, kur Hose Maria Himenez shënoi golin e avantazhit në zhvillimet e një goditje nga këndi. Festë e çmendur e “El Cholos” dhe e gjithë stadiumit.
[video width="640" height="356" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/AT-02.mp4"][/video]
Katër minuta më vonë, ishte përsëri një mbrojtës, i cili u tregua vendimtar për vendasit. Diego Godin, shënoi në minutën e 83-të golin e dytë, duke tronditur Juven. Në zhvillimet e një goditje dënimi, kapiteni i Alteikos u tregua këmbëngulës dhe shënoi golin e dytë.