TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga misteret e mëdha mes deputetëve që duhet të prononcohen për djegjen e mandatit është edhe ai i Rudina Hajdasit e cila aktualisht gjendet në ShBA. Megjithëse ka fofur nga përtej oqeanit ajo nuk është solidarizuar automatikisht me vendimin e forumeve të PD-së, por ka thënë se verdiktin e saj do ta japë nesër pas kthimit në Shqipëri.
Megjithëse drejtuesit demokrat nuk janë treguar korrektë me deputetn e re sidomos që pas konkresit të PD ku nuk iu dha fjala, Rudina sërish gjendet para një dileme:
A duhet të respektojë ajo vendimin e partisë që u themelua nga i ati, për të djegur mandatet e një kuvendi i cili ende drejtohet nga ish ministri i brendëshëm i periudhës kur Azemi krijoi PD, Gramoz Ruçi? Pra a duhet ti nënshtrohet thirrjes së kujtimit të të atit?
Apo mund të bjerë pre e presionit që Rilindja mund ti bëjë, të emës gjyqtare, Fatmirës e cila së shpejti do të përballet me mënyrës shantazhuese se si rilindasit po përdorin vettingun: kush na shërben ne e kalon?
Mes kësaj dileme gjendet fati i mandatit të Rudina Hajdarit. Megjithëse si njeri i lirë, i shkolluar në perëndim, ajo mund të këtë dhe një proces të pavaruar vendimmarrje që mos influencohet sadopak nga trysnia dhe pesha familjare.
Kjo do të duket nesër e mbrapa, kur Rudina të shpallë verdiktin e saj.
Lapsi.al