AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 23:31

Rakipllari: Qesharake, deklarata e Policisë për dhunë nga protestuesit

Rakipllari: Qesharake, deklarata e Policisë për dhunë nga

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari, ka folur në "Opinion" edhe për protestën e nesërme që do të mbahet nga opozita, ashtu edhe për deklaratën e Policisë, e cila ka njoftuar se ka indicie që protestuesit do të futen në Kuvend.

Rakipllari e ka quajtur njoftimin e Policisë, jo si të Policisë së Shtetit, por si të një policie politike.

“Deklarata e sotme e Policisë dhe ajo e 16 shkurtit i heq dilemat, pse opozita  ka shkuar në këto vendime. Një polici e tillë mund të jetë vetëm politike, që thotë se do të ketë dhunë. Kam informacion se, do të ketë një përpjekje për të bërë një manifestim. Besoj s,e njerëzit do të jenë më të vetëpërmbajtur, edhe për shkak të arrestimeve. Deklarata e policisë është qesharake”, tha Rakipllari.