TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto, ku shfaqet mes demokratësh tek selia blu përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i cili vendosi përfundimisht për djegien e mandateve. Me një status në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ky këshillë vendosi përfundimisht rrëzimin e Edi Ramës dhe mosnjohjen e Parlamentit.
Ai pohoi se ditën e nesërme e gjithë Shqipëria do të jetë në orën 10:00 në protestën e opozitës së bashkuar përballë godinës së parlamenti. Berisha e cilësoi Parlamentin si “institucion që i shërben krimit dhe korrupsionit”.
“Ne mes te demokrateve para mbledhjes se Keshillit Kombetar qe vendosi rrezimin e Kakistokracise, dorezimin e mandateve dhe mosnjohjen e paralamentit te ngritur mbi drogen, krimin, korrupsionin!
Neser Shqiperia para parlamentit! Sb”, shkruan Berisha.
