TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në orën 10:00 të paradites së sotme, opozita e bashkuar ka thërritur sërish shqiptarët në protestë masive para Parlamentit të Shqipërisë. Kjo protestë nën thirrjen e opozitës pason atë që u zhvillua me 16 shkurti para Kryeministrisë.
Një ditë më para kreu i PD-së, Lulzim Basha teksa firmosi djegien e mandatit te vet si deputet, ftoi edhe njëherë gjithë shqiptarët të bashkohen në protestën para Kuvendit.
Ashtu si edhe fundjavën që shkoi, që në orët e para të mëngjesit janë nisur protestuesit që nga rrethet drejt Tiranës.
Ndërkohë, po dje, Policia e Shtetit u bëri thirrje organizatorëve të protestës, që zhvillohet sot para Kuvendit, që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga ana e protestuesve.
Në deklaratën zyrtare, lidhur me masat e marra për tubimin që do të zhvillohet nga opozita, Policia thotë se ka të dhëna se synohet hyrja me forcë në Kuvend, si dhe për nxitje dhune e organizime me natyre kriminale. Megjithatë, thotë se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe paprekshmërinë e institucioneve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale.
Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë. Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit u bën apel, në radhë të parë, organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues”- tha Policia.
Por menjëherë u përgjigj opozita e bashkuar me një deklaratë, duke mohuar çdo thirrje provokuese nga ana e policisë.
Opozita e bën të qartë se protesta e 16 shkurtit e provoi se nuk ka kriminelë, por qytetarë dhe kërkoi të ndalen kërcënimet.