AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 21:20

Dërgon 4 kilogramë marijuanë në qendrën e azilantëve, arrestohet 31-vjeçari

Dërgon 4 kilogramë marijuanë në qendrën e

Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Romë të Italisë, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge. Arrestimi i tij erdhi pasi policët vunë re një takim të dyshimtë që shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pati me disa nigerianë dhe vendosën ta ndiqnin atë.

Sipas mediave italiane shqiptari ishte futur në qendrën e strehimit të azilantëve dhe emigrantëve me një çantë në dorë. Nga kontrollohet e kryera rezultoi se ai mbante të fshehur në bagazhin e makinës 4 kilogramë marijuanë të ndarë në pjesë e të mbështjellë me natriban.

Dyshimet praprake të policisë, janë se brenda qendrës së strehimit të azilantëve gjendet një apo disa persona, të cilët kishin bërë porosinë për lëndën narkotike tek 31-vjeçari. Ndërkohë, sipas mediave italiane 31-vjeçari ishte një person që nuk kishte një banesë fikse në kryeqytetin italian ndërsa akuzohet për posedim të lëndëve narkotike dhe shitje.