AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 21:04

FOTO/ Skandaloze, Edi Rama rrethon parlamentin me tela me gjemba

Kryeministri Edi Rama, ka rrethuar Kuvendin e Shqipërisë me tela me gjemba. Ky është një akt i paprecedent, që vjen si pasojë e protestës së paralajmëruar nga opozita.

Ditën e sotme, deputetët e opozitës firmosën djegien e mandateve parlamentare.

Opozita ka paralajmëruar një protestë masive përballë Kuvendit, nesër në orën 10:00.