AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 08:53

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA mesazh për qytetarët e saj: Kujdes! Ekziston mundësia për dhunë

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA mesazh për qytetarët e saj:

Në një kohë kur opozita pritet që të protestojë sot përpara Kuvendit ambasada e SHBA-së ka publikuar një mesazh për shtetasit e saj, ku paralajmëron se protesta mund të shtrihet në disa pika të tjera të kryeqytetit, si dhe mund të ketë elemente dhune.

Kohëzgjatja e protestës është e panjohur, protestuesit mund të marshojnë dhe në vende të tjera.

Ekziston mundësia për dhunë. Shërbimet konsullore të planifikuara për sot në mëngjes janë anuluar.

Demostruesit protestojnë kundër qeverisë shqiptare”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në drejtim të qytetarëve të saj.