TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokurorin e Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi. Deklarimi i pasurisë së Sheshit ka qenë korrekte, nuk ka pasur probleme korrupsionin.
KPK konstatoi se nga hetimi i bërë në vitin 2003, prokurori nuk ka pasur detyrim ligjor të përshkruante në formular burimin e shpenzimeve të kryera.
Ndërkohë për makinën e blerë në vlerën e 7 mijë eurove, burimi u konsiderua i paqartë, megjithatë KPK konstatoi se prokurori ka pasur të ardhura të ligjshme për këtë veprim. Në seancë u bë prezent edhe raporti i DSIK, në të cilin theksohet se prokurori Bujar Sheshi nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.
KPK shqyrtoi edhe raportin për aftësinë profesionale në të cilin thuhej se prokurori nuk ka pasur masa disiplinore dhe as denoncime ndaj tij, ndërsa ka aftësi në drejtim dhe trajtim të ligjit. TPZ.AL