TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kina ka hyrë në një "erë të re" dhe do të jetë "qendra e botës", tha Presidenti Xi Jinping.
Progresi i shpejtë i vendit "nën socializmin me tipare kineze" tregon se ekziston "një alternativë edhe për vendet e tjera" tha Presidenti në kongresin e Partisë Komuniste.
Samiti me dyer të mbyllura, do të caktojë udhëheqësit e Kinës për vitet e ardhshme.
Presidenti Xi Jinping, e ka konsoliduar pushtetin e tij dhe pritet të qëndrojë në krye të partisë.
Kongresi i cili organizohet një herë në pesë vjet, do të mbyllet të enjten. Më shumë se 200 mijë delegatë po marrin pjesë në këtë kongres, nën masa të rrepta sigurie.
Pas Kongresit, pritet që partia të prezanotjë anëtarët e Komitetit të Byrosë Politike.
Burimi: BBC / TPZ.AL
