AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 13:04

Plumb në kokë të moshuarit nga RENEA, Salianji: Policia e tredhur nga krimi, të vret edhe në gjumë

Plumb në kokë të moshuarit nga RENEA, Salianji: Policia e tredhur

Pas plagosjes së 77 vjeçarit në Divjakë të Lushnjës nga RENEA ka reaguar deputeti demokrat Ervin Salijanji.

Përmes një postimi në “Facebook” ai shkruan se “Këta të vrasin dhe në gjumë!”

Më tej denoncon se “Drejtuesit e policisë të tredhur nga krimi dhe të përdorur politikisht nga aleatet e krimit në qeveri, të pafuqishëm për të luftuar krimin dhe bandat bëjnë show me sirena dhe Renea nëpër fshatrat e Shqipërisë.

Sot që policia e shtetit nuk zbulon autorët e krimeve por i fsheh ata gjen kohën për të goditur në gjumë një të moshuar 77 vjeçar në fshatin Rremas të Lushnjës."

Postimi i plotë:

Drejtuesit e policisë të tredhur nga krimi dhe të përdorur politikisht nga aleatet e krimit në qeveri, të pafuqishëm për të luftuar krimin dhe bandat bëjnë show me sirena dhe Renea nëpër fshatrat e Shqipërisë.

Sot që policia e shtetit nuk zbulon autorët e krimeve por i fsheh ata gjen kohën për të goditur në gjumë një të moshuar 77 vjeçar në fshatin Rremas të Lushnjes.

Po aq kriminale sa ngjarja është shtrembërimi i të vërtetes nga policia dhe përpjekja per ta shitur si operacion kundër krimit.

Prandaj çlirimi i qeverisjes nga kthetrat e krimit nëpërmjet vetingut është mision historik. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo kunder qytetareve dhe ne ndihme te krimit! TPZ.AL