TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm një 77 vjeçar ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta në Lushnjë. Forcat speciale dyshonin se në banesën e tij ishin strehuar dy persona të dyshuar për vrasje dhe herët në mëngjes kanë rrethuar shtëpinë, duke i bërë thirrje për të dalë nga banesa.
“Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.
Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën” thuhet në njoftimin e policisë.