AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 12:05

"Bëri çmos të mos fitoja zgjedhjet," Rama nuk harron mësuesin “kundërshtar”

"Bëri çmos të mos fitoja zgjedhjet," Rama nuk harron

Gjatë takimit me mësuesit e zgjedhur nga portali “Mësues për Shqipërinë” kryeministri Edi Rama nuk e ka harruar lehtë një mësues i cili bënte çmos që ai mos të fitonte zgjedhjet për kryetar bashkie.

Deklarata e Ramës:

Më kujtohet një mësues që u thoshte nxënësve; Ismail Kadare ngriti flamurinnë Vlorë. S’ka qenë 100 vite më parë, pro vetëm para disa viteve.

Qesha me ministren se këtu doli një mësuese që nuk ka lënë gjë që unë mos të fitoja si kryetar i bashkisë. Por ç’rëndësi ka kjo. Ajo është një mësuese që u jep nxënësve atë që duhet.

Si ka mundësi që nuk bien edhe në kurthin e hakmarrjes që ramë në çerekshekullin e kaluar, që të degdiseshe në një shkollë tjëtër. Vetëm për arsyen e mos arsyes politike. 

Para disa vitesh u arrestua një drejtoreshë që ia gjetën paratë në wc. Merrte para nga vajza të reja për t’i punësuar.

TPZ.AL