TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mëngjesit të sotëm në fshatin Remas të Divjakës RENEA organizoi operacion për kapjen e dy personave të dyshuar për vrasje, pasi dyshonte se fshiheshin brenda shtëpisë së familjes Lika.
Gjatë aksionit është plagosur në kokë 77 vjeçari Haxhi Lika, i cili momentalisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas versionit të policisë i moshuari ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të efektivëve ndërsa kjo e fundit ka reaguar.
Familjarët e të moshuarit pretendojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat RENEA i janë drejtuar banesës së Haxhi Likës duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të saj.
Dëshmia e nipit të 77 vjeçarit:
Erdhi policia në 4 të mëngjesit, qëlluan me armë nga jashtë, dhe goditën xhaxhain në gjumë, pastaj bënë kontroll. E kanë kthyer shtëpinë përmbys.
Në këtë familje, por në gjithë fisin tonë nuk ka të kërkuar policia. TPZ.AL